
Këtë të hënë Italia ka shënuar shifta të larta të koronavirusit pasi autoritete shëndetësore bëjnë me dije se janë identifikuar 12.916 persona nga 156.629 teste të kryera gjithsej.
Ndërkohë në 24 orët e fundit 417 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Situata në njësitë e kujdesit intensiv mbetet shqetësuese pasi në orët e fundit pësuan rritje, ndërkohë në pavionet e tjera ndodhen të shtruar 462 pacientë.
Sakaq ditën e sotme janë shëruar 19,725 pacientë.



