Dorëzohet Haradinaj për "Specialen": Gjykata ekziston, nuk vihet në pikëpyetje

Dorëzohet Haradinaj për "Specialen": Gjykata ekziston, nuk vihet në pikëpyetje

Duket se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është dorëzuar para presionit ndërkombëtarë për Gjykatën Speciale.

Kreu i qeverisë ka hedhur poshtë mundësinë e shfuqizimit të ligjit për Specialen duke thënë se është krijuar me votë në Parlament.

Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament. Janë votuar ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, gjatë nje interviste në emisionin “Zona e Konfliktit”, me gazetarin Tim Sebastian.

Ideja e deputetëve është e lidhur me procedurat, është e lidhur me atë gjykatë, por nuk është në nivel të ndalimit të gjykatës”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur nga gazetari i DW për iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit për Gjykatën Speciale, sipas Express.

“Ata e konsiderojnë atë të padrejtë, si institucion të drejtësisë, që merret vetëm me raste të caktuara, dhe jo gjithçka çfarë ka ndodhur këtu në të kaluarën”, ka deklaruar kryeministri kosovar. 

“Unë personalisht nuk kam frikë”, është shprehur Haradinaj.

Deputetët duan ta amendamentojnë ligjin ekzistues, por jo ta ndalojnë gjykatën”, është shprehur kryeministri kosovar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy