Beti: Toka bujqësore ka më pak interes për investitorët. Parcelizimi i tokave të vogla nuk thith investime

Beti: Toka bujqësore ka më pak interes për investitorët. Parcelizimi i tokave të vogla nuk thith investime

Investimet në toka bujqësore nuk përben interes për investitorët. Kështu konkludoi në “MCN economy”, Orgest Beti, agjent imobiliar.

Sipas tij krahas problemeve të identifikimit të tokave bujqësore, në Tiranë ka vështirësi në gjetjen e trojeve në investim, sepse rëndom te çdo i tretë truall, pronarët janë në konflikt gjyqësor,

Toka bujqësore ka më pak interes për investitorët, toka truall është e gatshme për ndërtim, pra nëse e themi me njollë të kuqe. Pra duhet parë zona, lokacioni, në të cilën janë. Këtu ka toka të cilat mund të jenë në lokacione shumë të mira por nuk mund të ndërtosh dot, sepse kanë konflikt palët mes njëra tjetrës. Parcelizimi i tokave shumë të vogla nuk të bën të thithesh investitor.

Në Tiranë kemi vështirësi të gjetjes së trojeve dhe aty ku ka kemi negociata

Ky është shqetësimi më i madh që agjencia real estate. Në Tiranë p.sh. ne kemi vështirësi në gjetjen e trojeve, në zonat urbane, në zona të mira dhe aty ku i kemi janë negociata shumë të forta me pronarët e truallit bashkë më investitorët sepse kanë maksimizuar fitimet, kemi 50:50.

Sa i përket zonave tjera ne hasim vështirësi, duam blerësit, investitorët strategjik, jo më larg se mbrëmë kisha email për një grup të fort investitorësh holandez dhe po shikoja hartën nuk arrijmë do të të bëjmë kapacitetin që ata kanë nevojë, të gjithë dalim me probleme, nëse kemi dy parcela në rregull, e treta është me konflikte, dikush është në gjyq, dikush në gjykata, dikush nuk e ka azhurnuar ende, e kështu me radhë.  

Beti, thotë se rëndon agjencitë imobilare hasin në probleme të dokumentacionit të pronave të tokave bujqësore që sipas tij, nëse shteti nuk ndërhyn ta rregulloj me ligj, problemi më këto prona, do të shtohet vazhdimisht.

Agjencitë imobilare kanë përgjithësisht një fazë para kualifikuese dhe detajiste sa i përket certifikatave të pronësisë, lokacioneve, vendndodhjes, etj, sepse fakti që do duhet të jemi në prezencë më palë të treta dhe duhet të jemi korrekt me investitorët që në fillim.

Dhe duke hasur në vështirësi të mëdha, një pjesë të madhe të agjencive nuk denjojnë të merren me tokat. Ka një gangrenë shumë të gjatë të shkosh deri te pronat.

Në rastëse nuk do të ketë një dorë të shteti të fuqishme që gjërat të vihen ne vend, do të kemi një problem të vazhdueshëm për vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy