Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Në total janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B. i cili qëndroi për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Me rastin e fundit shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431. Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19, pra numri i të shëruarve është më i lartë se i të prekurve.



