Historia e dashurisë së kampiones në hedhjen e gjyles dhe kampionit të peshëngritjes: Dashurinë për sportin ua përcollëm edhe fëmijëve

Historia e dashurisë së kampiones në hedhjen e gjyles dhe kampionit të peshëngritjes: Dashurinë për sportin ua përcollëm edhe fëmijëve

Emiljana Ciko është kampione në hedhjen e gjyles dhe Sokol Bishanaku, kampion në peshëngritje që lidhjen e tyre të dashurisë e nisën në vitet ’90 në terrenin e stërvitjes.

Sot ata erdhën në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, për të rrëfyer historinë e dashurisë së tyre që i lidhi me sportet e tyre të vështira për tu bërë bashkë në jetë e sport.

Emiljana:

Normalisht që është sport burrëror, i rëndë, dhe të gjithë më thonë pse ke zgjedh këtë sport, por unë jam dashuruar në këtë disiplinë që në fillimet e mia. kërkon shumë teknikë, është gjysmë për gjysmë shtanga dhe duhet shumë forcë.

Unë fillimisht se kisha mendjen se e kisha mendjen te sporti dhe nuk e kuptoja se e ka mendjen te unë. Unë nuk e kuptoja se më ndjente, se në çdo bisedë ai më dilte në kundërshtim, thoja se pse më kundërshton vetëm mua. Dhe pastaj aty lindi dashuria jonë.

Sokoli:

Jam takuar te palestra e qendrës ‘Dinamo’, në atë kohë dhe Ana aty bënte stërvitjen, dhe shkoja atje dhe  shihja si tip çuni dhe më bënte interesant dukja e saj. Aty kanë qene shikimet e para, ngacmimet, veprimet e para i kam bërë unë, se e nisa si shok, më shumë nisesha nga sporti.

Ana në atë kohë ishte në qytet Studenti dhe pas stërvitjes më vinte më përcillte aty, dhe aty kanë qenë puthja e parë në vitin 1998. Jemi të sporteve të rënda dhe i ruhemi njëri-tjetrit.

Një që merret me sport, dhe e kuptojmë njëri tjetrin. Unë i kam thënë sportin vazhdoj, nuk është e lehtë të jesh plus sport plus nënë.

Sot prindër të dy djemve, ata përcollën te ata dashurinë për sportin.

Emiljana:

Është e vështire të bësh sport, o do bësh karriere o të zgjedhësh familjen. Të dy kemi qenë kampion, se normalisht do tërhiqesha unë dhe po të shija karrierën me lart, fëmijët do vinin më vonë, por unë zgjodha karrierën, por në momentin që u bëmë më fëmijë harrova gjithçka. Por përderisa ka fatin të kem një burrë që është sportist është fati që e kam vazhduar deri sot dhe më ka përkrahur.

Erdhi më pas lindja e djalit, kanë qenë fillim të vështira. 40 dite pas lindjen e kam marrë çunin me vete dhe në stërvitje me karrocë.  

Kurse sot që ai është vet kampion, është emocion të shohësh fëmijën e vet qe merr medalje dhe del kampion, dhe ja ke arit qëllimin dhe e ke bërë më mirë se vetja, është emocion i paparë.

Sokoli

Unë jam trajner sot dhe tërë dita më ik në palestër, pjesën me të vështirë e ka Ana, ajo gatimin, punën e shtëpisë, fëmijët.

Samueli u rrit me stërvitjet, e merrnin me vete në stërvitje.

Ai është sot kampion dhe rekordmen për moshën 17 vjeçare dhe nënkampion në Evropë dhe është emocion i paparë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy