Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji, arrestohet 26-vjeçari

Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar pasi trafikoi në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Norvegji.

Dyshohet se 26-vjeçari ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme, një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji, dhe më pas e ka trafikuar atë, në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, operacioni policor i koduar “Nord”.

Trafikoi në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Norvegji, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, automjeti tip “BMw”, i vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, një automjet të vjedhur, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Nord”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi 26 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 26-vjeçari i arrestuar, ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme, një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji, dhe më pas e ka trafikuar atë, në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy