Aktorja Anila Bisha kërkon masë sigurimi padie për të ndaluar përdorimin e imazhit dhe zërit të saj, duke pretenduar se ato janë përdorur pa pëlqimin e saj për krijimin e avatarit të ministres Diella, me anë të një kërkesë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Për këtë çështje sipërmarrësi Endri Meksi thotë se gjyqin do e bëj Këshilli i Ministrave duke qenë se Diella u premtua si asistente AI për platformën eAlbania për të ndihmuar qytetarët dhe njëherazi si ministre i emëruar në qeverinë Rama.
Sipas tij, inteligjenca artificiale mund të dijë të japë një dorë për të thjeshtuar përpunimin e dokumenteve, por jo për vendimmarrjen e prokurimeve.
Nuk më rezulton që deri më sot ka marrë ndonjë vendim dhe nuk them dot që është dhe ministre. Çështja e imazhit të saj dhe roli i saj si ministre janë të ndara. Se imazhi mund të ndryshohet dhe mund të kontraktohet më saktë me një imazh të ri nga pala shtet, mund të krijohet një imazh totalisht avatar të krijuar artificialisht me platforma të ndryshme si ChatGpt, Grok etj.
Kjo nuk besoj se prek detyrimisht rolin e ministres së shtetit. Dhe në rolin e ministres së shtetit Diella u konceptua në dy forma, formën e parë për të bërë reklamë digjitale që ka qenë një nga kuajt e betejës së Kryeministrit Rama, që është shprehur për ndihmën që i ka dhënë sektorit për ta promovuar Shqipërinë si një arenë sa më e përshtatshme për investime ndërkombëtarët.
U fol se do të kishte një rol kyç në të ardhmen për prokurimet, që në të ardhmet mendohet se do të bëhen me ndihmën e teknologjisë së inteligjencës artificiale. Për prokurimet publike zgjidhjet bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit.
Për përpunimin e dokumenteve për prokurimet do ishte një instrument i shkëlqyer, është super i saktë për skanim. Për të verifikuar detaje më fine si firmat apo vulat, do të ishte e gabuar në themel se do të duhej imputi i qenies njerëzi.
Padia për ndarjen nga ana e Diellës është një padi administrative klasike duke qenë se është dhe pala shtet, ku kërkohet dëmi në fund të padisë dhe nuk ka një aspekt digjital.
Sektori AI po ecën me hapa shumë të shpejta dhe nuk habitem nëse mund ta bëjë më saktë se njeriu. Inteligjenca Artificiale mund të dijë të japë një dorë për të thjeshtuar përpunimin e dokumenteve, por jo për vendimmarrjen e prokurimeve.
Roli i ankimimit është esencial për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmërinë e palëve. Padinë nuk e ka bërë ministrja e shtetit, por zonja që ka dhënë imazhin.
Nëse inteligjenca artificiale që zoti Rama ka bërë do kemi një ministre shteti reale që merret dhe me prokurime publike, do ishte me interes të shihej. Dëmi 1 milion euro padyshim bën zhurmë në tregun tonë, por në tregjet ndërkombëtare është diçka që nuk bie në sy.



