Kurti: Partitë, klane që kanë zaptuar Shqipërinë! Pse duhen 10 mijë firma për një kandidat të pavarur?!

Kurti: Partitë, klane që kanë zaptuar Shqipërinë! Pse duhen 10 mijë firma për një kandidat të pavarur?!

Aktivistja Ira Kurti duke folur në emisionin “Arnautistan” tha se partitë politike e kanë zaptuar Shqipërinë dhe janë kthyer në klane që mbajnë interesat e tyre.

Ajo e konsideroi absurde që një kandidati të pavarur i kërkohen 10 mijë firma për të kandiduar. Kurti thotë se nëse s’do ishte ky kusht, ajo vetë do të kandidonte si e pavarur.

Anëtarësia e partive politike në Shqipëri bën 10 për qind të popullsisë, marrim edhe pjesën tjetër që janë fëmijë 10 për qind, shkojnë 20 për qind. Po ja po e çojmë 50 për qind. 50 për qind të tjerë janë të pa përfaqësuar. Partitë politike janë kthyer në klane që mbajnë interesat e tyre. Ato kanë të drejtën për ligje, përfaqësim, ato shkop ato Zot, Shqipërinë e kanë zaptuar për mua. Edhe për kandidatët e pavarur e bëjnë që duhen mbledhur 10 mijë firma!

Po të hiqej nevoja për t’u mbledhur 10 mijë firma do kandidoja si e pavarur. Numri i votuesve ka ardhur në rënie sepse ka ikur shpresa. Unë vij si turiste dhe nuk i di hallet. Lavdëroja ripërtëritjen e qyteteve. Por po ta krahasosh sa është borxhi publik dhe borxhi i jashtëm është skandaloze. Nuk kam dashur të merrem me politikë sepse s’jam herët, por këto të detyrojnë t’i futesh. Për mua partitë ekzistuese kanë dështuar të ndërtojnë rendin demokratik funksional”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy