Zgjedhjet për kreun e degëve të PD-së/ MCN raporton nga Pogradeci dhe Shkodra për rezultatin final (VIDEO)

Zgjedhjet për kreun e degëve të PD-së/ MCN raporton nga Pogradeci dhe Shkodra për rezultatin final (VIDEO)

Partia Demokratike ka zhvilluar zgjedhje të brendshme në tre qytete, për drejtimin e degëve në Pogradec, Shkodër dhe Vlorë. 

Gara u mbajt këtë të diel, ku anëtarët votuan për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve lokale.

 

Për “MCN Live”, korrespondentët Elsa Xhindole dhe Bendis Druni raportuan nga Pogradeci dhe Shkodra, duke dhënë një pasqyrë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatet përfundimtare të votimit në këto degë të Partisë Demokratike.

 

Elsa Xhindole:

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike në nivel lokal.

Në votim morën pjesë 476 anëtarë të Partisë Demokratike. Gara u zhvillua mes dy kandidatëve të njohur në strukturat e kësaj force politike në qytet: Kasëm Galla, i cili ka drejtuar degën e PD në Pogradec gjatë viteve 2019–2021 dhe njihet gjithashtu si biznesmen në zonë, si dhe Oligert Muçllari, drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve dhe me profesion ekonomist.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pa asnjë problematikë. 

Nga numërimi i votave rezultoi se Oligert Muçllari ka marrë 247 vota, ndërsa kandidati tjetër, Kasëm Galla, ka siguruar 224 vota. Në këtë proces janë shpallur edhe 6 vota të pavlefshme.

 

Bendis Druni:

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Çdo gjë ka shkuar mire dhe brenda normave ne vijimësinë e procesit. 

Nga rezultati i votimit, Ardit Qylybyli është shpallur fitues i garës përballë kandidatit tjetër, Gentian Ibro, duke siguruar shumicën e votave të anëtarësisë.

Në procesin e votimit për drejtimin e degës së PD Shkodër morën pjesë 1.781 anëtarë, të cilët votuan për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës së partisë në këtë qark. Ardit Qylybyli mori 1060 vota, ndërsa 700 vota i siguroi Gent Ibro.

Procesi ka vijuar i qetë që prej mëngjesit, ndërsa me përfundimin e procesit të numërimit, Ardit Qylybyli merr zyrtarisht drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy