Basha: Pro listave të hapura, me kusht ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore

Basha: Pro listave të hapura, me kusht ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore

Opozita jashtëparlamentare e kushtëzon hapjen e listave me mosndalimin e koalicioneve paraelektorale. Pas mbledhjes me aleatët, kryedemokrati Basha tha se Opozita e Bashkuar është për hapjen 100 % të listave, por me kushtin që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë dhe përllogaritja e mandateve të vazhdojë siç është.

Së pari dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që dëshironim ne por një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të cilëve dua t’iu shpreh mirënjohjen. Përshëndes dhe qëndrimin e djeshëm të tyre. Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilaterak për ndryshime kushtetuese që prekin çështje lidhur me zgjedhjet”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha më tej se propozimi i opozitës jashtëparlamentare do të shtrohet nga përfaqësuesit e saj në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik.

Grupi i punës së Këshillit Politik është vendi i vetëm ku duhet diskutuar për një sërë çështjesh të pazgjidhura si rekomandime të ODIHR. Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar disa herë qëndrim para dhe pas 5 qershorit dhe tani po iu shesin shqiptarëve listat e hapura si shkakun e ndryshimeve të njëanshme, ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik”, deklaroi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy