Ndonëse u shpreh i bindur për financimet ruse për Partinë Demokratike, kreu i qeverisë Edi Rama nuk nuk po jep detaje nëse në tavolinën e tij ka dokumenta zyrtare që implikojnë ish-kryetarin Lulzim Basha.
Lidhur me këtë çështje, autoritetet përkatëse shqiptare heshtin, duke lënë fushë të lirë për spekullime dhe për trajtimin e saj në aspektin thjesht politik, e po ashtu reagim nuk ka as nga Ambasada Ruse.



