Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se është pjesë e fushatës së PS-së në Tiranë, krah Saimir Tahirit. Gjatë një interviste në “Opinion”, Veliaj tha se së bashku me Tahirin do t’i sjellin fitoren PS-së në Tiranë.
“Ai që është i mire, është i aftë t’i bëjë të gjitha. Jam pjesë e fushatës jashtë orarit të punës. Nuk i ngatërroj këto gjëra. E bëj këtë punë para se të fillojë orari i punës në bashki dhe pas orarit të punës. Janë raporte të jashtëzakonshme. Kemi të dy një barrë që të koordinojmë punët e PS në Tiranë. Mezi pres që të dy t’i sjellim fitoren PS-së në Tiranë”, tha ai.



