
Pavarësisht se je një qytetar i thjeshtë apo mban një nga postet më të larta të një shteti, rregullat e rrjeteve sociale janë rregulla dhe nuk mund t’i thyesh pavarësisht se kush je. Ky është rasti i presidentit amerikan Donald Trump që është pezulluar përkohësisht nga Twitter.
Dhe rrjeti social paralajmëroi se do ta mbyllë përgjithmonë llogarinë e tij nëse nuk tërheq mbrapsht ato që ka shkruar, si reagim për dhunën e protestuesve pro-Trump në Kapitol.
“Si rezultat i një situate dhune të paprecedente në Uashingon, në kërkuam heqjen e tre statusve të Donald Trump që ishin postuar më herët sot, për përsëriyje të shkeljes së politikave tona të Integritetit Qytetar. Kjo do të thotë që profile i Donald Trump do të mbylle për 12 orë bashkë me heqjen e atyre postimeve. Nëse postimet nuk fshihen prej tij, profili do të qëndrojë i mbyllur. Shkelja në të ardhmen e rregullave të Tëitter do të rezultojë në pezullimin e përhershëm të profilit të Donald Trump”, shkruhej në cicërimat e Twitter.

Mes postimeve që u hoqën ishte një video që Trump postoi të mërkurën pasdite duke iu drejtuar mbështetësve të tij. Gjithashtu u fshi edhe cicërima e Trump duke thënë se zv/Presidenti Mike Pence nuk kishte "guximin" për të bërë atë që ishte e nevojshme.



