Amnistia ‘hap’ dyert e burgjeve/ Nga burgu i Reçit lirohen 140 të dënuar, 55 nga ai i Drenovës

Amnistia ‘hap’ dyert e burgjeve/ Nga burgu i Reçit lirohen 140 të dënuar, 55 nga ai i Drenovës

Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.  Prej orës 13:00 nga ambientet e burgjeve ka nisur lirimi i të burgosurve përfitues.

burgun e Reçit nga amnistia kanë përfituar 140 të dënuar. “Përfitues janë ata që nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Amnistia zgjidh dhe mbipopullimin e burgut” thotë drejtori i burgut të Reçi Paulin Rajda.

Ai beson se kjo do të lehtësojë dhe punën e punonjësve të burgjeve “se është ngarkesë kur ka popullim dhe ne fokusojmë burimet njerëzore në funksion të rehabilitimit të të burgosurve”

Ndërsa nga burgu i Drenovës 55 të dënuar kane lënë ditën e sotme qelitë, teksa 73 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit.

Burime të siguruara thanë se të dënuarit që lirohen dhe ata që përfitojnë ulje të dënimit kanë qenë të dënuar për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", "vjedhje", "dhunë në familje", "dhënie ndihme i kalimit të paligjshëm të kufirit", "vrasje", "armëmbajtje pa leje", "trafikimi i narkotikëve".

Nga burgu i Drenovës gjithashtu bëhet e ditur se nëse nuk arrihet në kohë procedura e lirimit të 55 të dënuarve, procesi i lirimit të tyre do të vijojë ditën e enjte.

Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këto, 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë, 55 prej të cilëve lirohen ditën e sotme.

Nga burgu i Shënkollit në Lezhë përfitojnë nga amnistia 6 persona të cilët do lënë të lirë dhe 3 të tjerë pësojnë ulje dënimi.

Nga burgu i Peqinit sot fitojnë amnistinë 14 të dënuar, kryesisht atyre që u ka mbetur 12-15 muaj dënim, ndërkohë 30 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Përfitojnë nga amnistia personat që kanë kryer vepra penale vrasje, arrestuar për lëndë narkotike dhe vjedhje.

Duke qenë se bëhet fjalë për një burg të sigurisë së lartë në të cilin vuajnë dënimin kryesisht persona që kanë kryer krime të rënda bën që numri i të dënuarve që do të lënë burgun sot  të jetë vetëm 14. Aktualisht në Peqin vuajnë dënimin 470 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy