U vranë sot në Gjirokastër/ Surpriza që gruaja i bëri burrit në televizion (VIDEO)

U vranë sot në Gjirokastër/ Surpriza që gruaja i bëri burrit në televizion (VIDEO)

Një çift bashkëshortësh u vranë sot me armë zjarri nga fqinji i tyre në Gjirokastër. Por bashkëshortët Kosta nuk janë të panjohur për qytetin. Burri ishte muzikant, kurse gruaja e ndjere mesuese. Ata u bene edhe personazhe publike, pasi ishin pjese e rubrikes “Ka një mesazh për ty" ne emisionin e TV Klan, “E diela shqiptare’, kur Afërdita i kërkoi bashkëshortit të saj, Leko Kostës, t’i rikthehej dashurisë së tij të madhe: saksofonit.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe.

Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek ‘E Diela Shqiptare’, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: ‘Ky saksofon është për ty shumë  i shtrenjtë, por për mua akoma më Ate dite, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë.

‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht.

Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshorti i saj i 2-të shkonin shumë mirë. E në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun. ‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy