Takimet e Dumanit në DASH/ Zbardhen detaje, grupet e narko-trafikut do të konsiderohen organizata terroriste (VIDEO)

Takimet e Dumanit në DASH/ Zbardhen detaje, grupet e narko-trafikut do të konsiderohen organizata terroriste (VIDEO)

Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë takimeve në DASH ka diskutuar me zyrtarët e lartë amerikanë lidhur me luftën ndaj grupeve shqiptare të narko-trafikut dhe pastrimit të parave. 

 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se grupet tashmë do të konsiderohen si organizata kriminale apo terroriste, dhe do të bllokohen asetet e tyre. 

 

Përtej një axhende për arsye familjare ka patur edhe një axhendë zyrtare, që ka qenë e lidhur me takime pune në DASH, në 24-26 gusht dhe 2-3 shtator. Dje Dumani është rikthyer në punë ku ka nisur sezonin e ri SPAK. MCN Live ka mundur të mësojë se pjesë e takimit janë grupet kriminale të trafikut të narkotikëve, pastrimit të parave, sa i përket një cilësimi që tashmë DASH e ka zyrtare. S’do kemi më grupe kriminale, por këto do të cilësohen të gjitha organizata kriminale, pse jo edhe terroriste, pasi SHBA-të synojnë bllokimin e të gjitha aseteve të tyre. Një pjesë e madhe narko-trafikantëve shqiptare janë të lidhura me Amerikën Latine. Në partneritet me SHBA-të do të kenë këtë status, për të goditur anën financiare dhe për t’i shpallur si pjesë të terrorizmit. Nuk janë më grupe, por do të jenë organizata, ku do të përdoret ligji anti-mafia për të konfiskuar çdo aset”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy