Cristiano Ronaldo dhe Georgina martohen në një ceremoni private

Cristiano Ronaldo dhe Georgina martohen në një ceremoni private

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë martuar në një ceremoni private në Cascais, Portugali, pas dhjetë vitesh lidhjeje. Çifti zgjodhi një ceremoni të thjeshtë dhe private, në prani të pesë fëmijëve të tyre. 

Dasma u zhvillua në shtëpinë e çiftit, në një atmosferë familjare. Georgina tregoi se vendimi për një ceremoni të vogël lidhej me dëshirën për ta përjetuar këtë moment pranë partnerit dhe fëmijëve, larg madhështisë së një dasme tradicionale.

Pas ceremonisë civile, çifti shkoi në kishë, ku mori edhe bekimin e një prifti. Ronaldo dhe Georgina nuk planifikuan muaj mjalti, pasi u rikthyen në Arabinë Saudite, ku futbollisti vijon karrierën.

Një detaj i veçantë ishte veshja e tyre. Të dy zgjodhën veshje nga Gucci, markë me të cilën lidhet edhe fillimi i historisë së tyre të dashurisë, pasi u takuan për herë të parë në një dyqan Gucci në Madrid. Georgina veshi një kombinim elegant të bardhë, ndërsa Ronaldo zgjodhi një kostum bezhë të çelët dhe mokasina.

Çifti ka së bashku vajzat Alana, Bella, Eva Maria dhe Mateo, ndërsa Ronaldo është edhe babai i Cristiano Jr. Familja ka përjetuar gjithashtu humbjen e djalit binjak të Bella-s, Ángel, i cili ndërroi jetë pak pas lindjes.

Ceremonia u zhvillua në prani të vetëm disa dëshmitarëve, mes tyre motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixão, si dhe një çift spanjoll.

Edhe pse familjarët e afërt të Ronaldos nuk ishin të pranishëm në ceremoninë civile, nëna e tij, Dolores Aveiro, e përshëndeti publikisht martesën e çiftit në rrjetet sociale.

Ronaldo dhe Georgina kishin njoftuar fejesën një vit më parë. Para martesës, ata nënshkruan edhe një marrëveshje paramartesore, duke përcaktuar veçmas regjimin e pasurive të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy