
Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se ky i fundit ka qenë në dijeni paraprakisht për një takim në qershor të vitit 2016 midis ndihmësve të tij dhe një delegacioni rus, që i ka ofruar ndihmë fushatës zgjedhore të Trumpit, shkruajnë mediat amerikane.
Michael Cohen tha se ka qenë i pranishëm kur djali i Trumpit, Donald Trump Jr., i ka treguar babait të tij për ofertën ruse dhe se Trump e ka miratuar takimin.
Cohen, i cili është nën hetim, është shprehur i gatshëm për të dëshmuar për këtë çështje para këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Por siç raporton BBC, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar vazhdimishtë se ka ditur paraprakisht për takimin e ndihmësve të fushatës së tij me rusët.

Në takimin e 9 qershorit 2016, në Trump Tower në New York ishin djali i Trump, dhëndrin e tij Jared Kushner, kryetarin e fushatës së atëhershme Paul Manafort dhe një avokate ruse me ndikim, Natalia Veselnitskaya.
Ai takim u krijuam, pasi një ndërmjetës rus e kontaktoi Trump Jr me një premtim për të ofruar materiale që do të "fajësojnë" Hillary Clinton, kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Veselnitskaya ka mohuar se ka vepruar në emër të Kremlinit, duke i thënë Kongresit se ajo vepron "e pavarur nga çdo organ qeveritar".
Sipas CNN dhe NBC, Cohen nuk ka ndonjë incizim audio për të mbështetur vepsimet e tij, por është i gatshëm ta pohojë atë si pjesë të hetimeve në vazhdim për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.
Michael Cohen po kthehet në një kundërshtar të rrezikshëm për presidentin e SHBA thotë Jon Sopel redaktori i BBC në Amerikë.
Donald Trump Jr dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, kanë dëshmuar para Kongresit, për këshilltarin e posaçëm duke thënë se presidenti nuk dinte asgjë për takimin derisa detajet e këtij takimi u shfaqën një vit më vonë.

Në përgjigje të akuzës, avokati i Trump Rudy Giuliani i tha NBC se Cohen "nuk është i besueshëm".
"Nuk është e vërtetë," tha ai. "Pse do të prisni se do të ishte e vërtetë nga dikush si Cohen? Një avokat që do të regjistronte klientët e tij është një avokat pa ndonjë karakter".



