Kikia: Marrëdhënia mes politikës dhe SPAK-ut është futur në një fazë të re. Prokuroria e Posaçme do të jetë target i qeverisë së ardhshme

Kikia: Marrëdhënia mes politikës dhe SPAK-ut është futur në një fazë të re. Prokuroria e Posaçme do të jetë target i qeverisë së ardhshme

Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se marrëdhënia mes politikës dhe SPAK-ut është futur në një fazë të re.

Sipas Kikisë cilido që ikën apo merr pushtetin, do të ketë target Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dua të besoj që kanë bërë marrëveshje pa u ulur dhe pa u takuar. Ajo që kërcet në këtë histori është në një farë mënyrë ‘një qasje e njëjtë’. Me ngritjen e SPAK u rritën pritshmërinë e qytetarëve. Në SPAK ka prokurorë të mirë nga ana profesionale, por ka dhe të dobët, ka të ndershëm e më pak të ndershëm. Marrëdhënia mes politikës e SPAK është futur në një fazë të re. Kemi një premtim nga Berisha që thotë do të ristrukturojmë SPAK. Dhe Rama tha mandatit i 4 do t’i dedikohet futjes së SPAK në shinat e ligjshmërisë. Kush vjen apo kush ikën SPAK do të jetë target i politikës, nuk dimë se çfarë do të ndryshohet, edhe pa shkuar tek këto ndryshimet e fundit, jemi dëshmitarë dhe të Komisionit Xhafaj që kishte fokus monitorimin e SPAK dhe se ku mund të ndërhyhet me modifikime të ligjeve.

Ka pasur një objektiv për të ndërhyrë në mënyrë e funksionimit të SPAK. Kjo mund ta bëjë dhe më të lehtë këtë lloj ndërhyrjeje. Struktura mund të mos e ketë më atë mbështetjen e pakushtëzuar që kishte deri dje nga ndërkombëtaret, por më shumti nga SHBA për shkak të përmbysjeve që kanë ndodhur në Uashington. Kjo mund ta ndihmojë këtë qasje të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy