Letra e fundit e Morricone-s: Për gruan, lamtumira më e dhimbshme  

Letra e fundit e Morricone-s: Për gruan, lamtumira më e dhimbshme  

“Për gruan time, Maria, lamtumirën më të dhimbshme”. Ennio Morricone la pas nekrologjinë e vet, të shkruar në vetën e parë. Sipas mikut të familjes dhe avokatit të tij, Giorgio Assumma, letra do të botohet në të gjitha gazetat me titullin “Ennio Morricone, kam vdekur”.

Funerali privat

Ka vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë në këtë mënyrë dhe të bëj një funeral të rezervuar: nuk dua të shqetësoj njeri". Në këtë mënyrë kompozitori i njohur për kolonën zanore të filmave western ka lënë amanetin e fundit.

Morricone u nda nga jeta rreth orës 2.20 pas mesnate, në moshën 91-vjeçare.  

Letrën e lamtumirës e lexoi sot para mediave avokati dhe miku i familjes, Giorgio Assumma.

Letra është shkruar pak para se Morricone të rrëzohej dhe të thyente femurin, një operacion nga i cili nuk arriti të dilte.

Duke iu drejtuar fëmijëve, Morricone shprehet: "Shpresoj që ata të kuptojnë se sa shumë i doja". Ndërsa lamtumira më e dhimbshme është për të shoqen. "Për dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku dhe të cilën më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme", përfundon letra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy