Gjiknuri nga Vlora: Ne e mbajtëm fjalën, tani Meta të japë dorëheqjen

Gjiknuri nga Vlora: Ne e mbajtëm fjalën, tani Meta të japë dorëheqjen

Drejtuesi politik i Partisë Socialsite në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri në një deklaratë për medien shprehu  mirënjohje për Vlorën dhe qytetarët e saj dhe gjithashtu falenderoi partitë e tjera pjesëmarrëse në garë për kulturën demokratike të treguar.

Gjatë fjalës së tij ai tha se pret që Presidenti i Republikës zoti Meta të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

“Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, së dyti të gjithë anëtarësinë dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet zgjedhore. PS mori mbështetjen më të madhe përsa i përket votave.

Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike këtu në Vlorë të cilët treguan maturi, qetësi, kulturë demokratike dhe ku faktikisht patëm një proces zgjedhor tërësisht të pakontestuar. Me këtë rast dua të falenderoj dhe Presidentin e Republikës i cili na energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote dhe meqenëse ne e mbajtëm fjalën tonë që Vlora nuk ndalet, shpresoj që dhe ai të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President pasi erdhi dhe deklaroi në Vlorë që unë nëse Partia Socialiste fiton 71 ai mandate do të dorëheqjet, kështu që e falënderoj për energjizimin e fushatës sonë”, u shpreh Gjiknuri.

May be an image of turmë dhe ambiente të jashtme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy