Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve me diabet, studiuesit e lidhin me Covid 19

Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve me diabet, studiuesit e lidhin me Covid 19

Rritja e pazakonte e numrit të fëmijëve dhe adoleshenteve të prekur nga diabeti i tipit 1 në mbarë botën sipas studiuesve lidhet me Covid 19. Gjetjet erdhën pas mbledhjes së të dhënave të mbi 38 mijë të rinjve nga e gjithë bota të diagnostikuar me diabet gjatë pandemisë. Sipas studiuesve përpara pandemisë shkalla e incidencës së diabetit të tipit 1 në fëmijëri ishte rritur me 3%, ndërsa në vitin e parë të pandemisë u rrit me 14% dhe në vitin e dytë me 27%. Edhe pse ekspertët ende nuk e përcaktojnë shkakun konkret ata ndahen në dy grupime. I pari beson se kovid ka rritur rrezikun tek fëmijët pasi virusi sulmonte qelizat e shëndetshme, ndërsa grupimi i dytë mbështet hipotezën e mos ekspozimit mjaftueshëm ndaj mikrobeve në fëmijërinë e hershme çka ka bërë që ky target grup të ketë një imunitet të ulët duke e bërë atë lehtësisht të ekspozuar ndaj virusit të kovid 19. Për eksperten Hilary Nathan cilido që të jetë shkaku ky mbetet një hulumtim që do të ndryshojë jetën e shumë fëmijëve dhe të rinjve. "Ky hulumtim pasqyron një realitet që ndryshon jetën për shumë familje. Njohja e simptomave si: lodhja, etja, nevoja për të shkuar në tualet më shpesh dhe humbja e peshës ose dobësimi i vazhdueshëm do t’ju ndihmojnë në identifikimin dhe marrjen e një trajtimi të shpejtë. Kërkimet në mbarë botën kanë identifikuar një numër më të lartë se sa pritej të diagnozave të diabetit pas pandemisë Covid-19.” Studiuesit e Universitetit të Torontos thonë se pavarësisht shkakut nevojitet më shumë mbështetje për numrin në rritje të fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur nga diabeti i tipit 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy