Halloween te shqiptarët/ Gurra: Marketing marramendës, ajo nuk duhet festuar në shkolla, të informohen fëmijët se çfarë është

Halloween te shqiptarët/ Gurra: Marketing marramendës, ajo nuk duhet festuar në shkolla, të informohen fëmijët se çfarë është

Festës së Halloween më së shumti i gëzohen fëmijët, të cilët maskohen dhe dalin për të mbledhur karamele.

Për imamin Ylli Gurra i ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, , ajo është më shumë festë okuliste e për të cilën njerëzit duhet të informohen se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

Ajo është festë okuliste e cila mbetet si një grackë në të cilën njerëzit janë kthyer prapa për ta festuar, qe në fakt nuk është e tillë.

Festa quhet diçka e gëzueshme, sjell harmoni, kurse fillesat e kësaj feste paganizmi, duaj apo duam ne, në fakt kjo është mungesë dinjiteti, është feste e atyre dhe nuk ka pse të jetë e marrë nga ne, nuk ka pse të ketë një pasim të verbër.

Nuk kemi pse kopjojmë festat e të tjerëve. Njerëzit me të drejtë konsultohen por nuk ka pse bëjmë pasim të verbër.

Sepse këtu po nuk festave, mbetesh prapa, mbetesh si i vonuar, si i metë, psikologjikisht është mangësi.

Për mua është marketing marramendës, dhe atje ku e ka origjinës, është diktuese. Çdo shoqëri do e këtë këtë, por po shkohet deri në satanizëm.

Fëmijëve ti tregohet se çfarë feste është kjo, ti tregojmë në mënyrë që ata të zgjedhin, por minimumi të dijë domethënien dhe çfarë vlen, dhe ata mund të zgjedhin, por mos të jetë verbëria e masës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy