Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.
Nga të dhënat paraprake MCN Tv mëson se një makinë tip “Benz” ka përplasur një person kalimtar.
Dyshohet se ka qenë shpejtësia e mjetit ajo që ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
Policia tha zyrtarisht se rreth orës 10:00, në Elbasan, në unazën e qytetit, shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



