Vjosa park kombëtar, Miho: Sfidë mbetet mënyra si do të zhvilohet

Vjosa park kombëtar, Miho: Sfidë mbetet mënyra si do të zhvilohet

Lumi Vjosë dhe degët e tij është shtëpia  e më shumë se 1100 specieve duke e bërë një nga habitatet më mëdha dhe më të veçantë në të gjithë vendin. Aleko Miho, profesor i departamentit të biologjisë në Universitetin e Tiranës, na sqaron se nëse 37 hodrocentralet do të ndërtoheshin në shtratin kryesor të lumit dhe degët e tij, 80% e këtyre specieve do të ishin zhdukur.

Profesori nuk e fsheh dot gëzimin për këtë fitore, e cila i dha një tjetër imazh Shqipërisë për mënyrën si është sjellë ndaj mjedisit në këto tre dekada.

Pavarësisht shpalljes park kombëtar, Vjosa është përballë disa sfidave se si do të zhvillohet. Nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur, përsëri zona e mbrojtur rrezikon të shkatërrohet dhe politikat duhet të jenë të qarta dhe të bazohen në ato aktivitete që nuk ndikojnë në mjedis.

Në Vjosë janë zhvilluar disa ekspedita shkencore dhe disa të tjera do të bëhen në muajt në vijim. Në vëmendje të studiuesve është edhe delta e lumit dhe laguna e Nartës. Sipas profesor Mihos, është e pakuptimtë sesi delta e lumit Vjosë është lënë jashtë zonës së mbrojtur kur ajo krijohet nga veprimtaria e lumit.

Ekspertët këmbëngulin që qeveria të korrigjojë vizionin për përfshirjen edhe të deltës së Vjosës brenda kufijve të Parkut Kombëtar, përsa kohë procesi i zonimit përfundimtar i parkut për Lumin e Vjosës është ende në proces.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy