Pensionistët po paraqiten në postë, ku presin në radhë për të tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lekësh të akorduar nga qeveria për muajin prill.
Gazetarja e Mcn Tv Valbona Lilaj ka qenë sot në zonën postare nr.32 pranë Rrugës Bardhyl për të ndjekur nga afër situatën.
Teksa pyet një grua të moshuar se si ju duket kjo shumë, pensionistja përgjigjet: “Berqaves! Ne jemi mësuar me pak të keqen nëna”.
Ndërkaq një zotëri i moshuar thotë: “S’e kam marrë shpërblimin se s’ma ka ardhur radha, por merret. Pensionistët kanë nevojë për më shumë, por kur s’ke edhe me kaq kënaqesh”.
I pyetur se për çfarë do ta shpenzojë dhe a është e mjaftueshme ai shton: “Për çfarë të ketë mundësi për familje. Nuk është shpresa atje, por është si një plus në pensionin e zakonshëm”.
Kujtojmë që ka pasur kritika ndaj kryeministrit Rama, se bonusi ka qenë në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe me qëllim elektoral.
Rama ka deklaruar se kjo masë është dhënë edhe në vende të BE, dhe vjen në kuadër të lehtësimit të barrës që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.



