Autoritetet peruane njoftuan të premten se kanë nisur një hetim ndaj Presidentes Dina Boluarte për shpërbërjen e një force speciale policore e cila kishte hetuar vëllain e saj, i cili u arrestua më herët gjatë ditës së djeshme.
Nicanor Boluarte dhe avokati i presidentes u arrestuan si pjesë e një hetimi për ushtrim ndikimi ndaj zyrtarëve të lartë.
Vëllai i Presidentes Dina Boluarte, Nicanor Boluarte, akuzohet se drejton një organizatë kriminale e cila ndikon në emërimin e njerëzve në poste të larta në pushtet.
Presidentja po hetohet se si ajo pranoi ora dhe bizhuteri të shtrenjta Rolex në formë dhurate.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Perusë tha se po shqyrtonte abuzimin me pushtetin nga Presidentja Boluarte dhe ministri i Brendshëm Walter Ortiz për shpërbërjen e njësisë së policisë.
Prokurori i Përgjithshëm Juan Carlos Villena tha në një akt qeveritar se autoriteti po peshonte opsionet e tij dhe kërkoi që njësia e policisë të rikthehej menjëherë.
Autoritetet kontrolluan më shumë se 20 prona të premten, përfshirë shtëpinë e Nicanor Boluarte në Lima.
Në të gjithë qytetin, një ekip prokurorësh dhe policie kontrolluan shtëpinë e avokatit të Boluarte, Mateo Castaneda, i cili po e këshillon në rastin e pasurimit të dyshuar të paligjshëm që përfshin orët dhe bizhuteritë.
Vëllai i presidentes, së bashku me persona të tjerë të dyshuar të tjerë, do të qëndrojnë në paraburgim për 10 ditë, njoftoi departamenti i drejtësisë i Perusë.
Një zëdhënës i Presidentes Boluarte deklaroi në një konferencë të premten në mbrëmje se njësia e policisë ishte shpërbërë për mosrespektim të normave administrative dhe se qeveria respektoi ligjet dhe autonominë gjyqësore.
Nicanor Boluarte, teksa shoqërohej nga policia, mohoi akuzat para gazetarëve.
Jam i pafajshëm, mohoj absolutisht gjithçka.



