Agjencia Amerikane e Hapësirës ka dërguar me sukses një helikopter të vogël në Mars.
Helikopteri i quajtur Ingenuity, ishte në ajër për më pak se një minutë, por Nasa po feston atë që përfaqëson fluturimin e parë të kontrolluar nga një aeroplan në një botë tjetër, shkruan BBC.
Konfirmimi erdhi përmes një sateliti në Mars i cili transmetoi të dhënat në Tokë.
Ndërkohë Agjencia Amerikane e Hapësirës po premton fluturime më aventureske në ditët në vazhdim.



