
Ditën e sotme priten vranësira reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 18-25 °C
-në vendet e ulëta: 17- 27 °C
-në vendet malore: 12- 23 °C



