Presidenti i ri/ Balla: Mblidhuni me njëri-tjetrin dhe dilni me dy emra, presim propozime deri në raundin e tretë  

Presidenti i ri/ Balla: Mblidhuni me njëri-tjetrin dhe dilni me dy emra, presim propozime deri në raundin e tretë  

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i kërkoi përfaqësuesve të PD-së të dakordohen për dy emra për Presidentin e ri. Balla theksoi se opozita mund të bëjë propozime deri në raundin e tretë dhe nuk mund të kushtëzojë procesin. Po ashtu kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh se do ishte mirë që në 23 apo 30 maj të kishim një votim në Kuvend mbi kandidaturat.

Nuk është e vërtet që kemi përjashtuar tërësisht politikën, por kemi thënë që anëtar i një grupi parlamentar nuk mund të jetë. Për kriteret jemi dakord. Propozimi ynë është që tani ju keni të drejtën tuaj të propozoni. Por e drejta juaj për të propozuar nuk është ekskluzive, deri në fund të procesit. Mund të biem dakord që të propozoni deri në raundin e tretë. Propozoni, në rast se nuk biem dakord, në raundin e katërt ne do propozojmë, ju duhet të vini në sallën e Kuvendit dhe të shpreheni me votë. Ta fusim procesin në rrugë Kushtetuese. Mblidhuni me njëri-tjetrin, sillni dy kandidatura. Unë dua që në 23 apo 30 maj të kemi një votim për një kandidaturë. Nëse ju e keni seriozisht dhe i keni firmat. Nëse doni që edhe në të sjellim një kandidaturë, që në raundin e dytë dhe të tretë, na e thoni”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy