Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi (VIDEO)

Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi (VIDEO)

Kamber Sulçe, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Gjirokastrës, pas negociatave me policinë. 

 

Aktualisht ai po merret në pyetje lidhur me motivin e krimit.

 

Kujtojmë që më 27 shtator të këtij viti, Sulçe dyshohet se qëlloi me armë zjarri për vdekje biznesmenin Italian. 

 

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi. 

 

Ky i fundit kishte kërkuar ndihmën e të atit, që mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy makina të ndryshme. Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg duke e lënë të vdekur Edoardo Sarchi-n. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy