
Rreth 100 persona, mund të ndodhen nën rrënojat e banesave në Borodyanka, në periferi të Kiev.
Diçka e tillë pretendohet nga transmetuesi amerikan Radio Liberty/Radio Free Europe. Pas shembjeve, një grup i ndihmës së shpejtë, tentoi që të ndërhynte, por u tërhoqën pasi drejt tyre u qëllua me armë.
Qyteza, pak kilometër larg Kievit, u shkatërrua nga bombardimet ruse, edhe pse ushtria ukrainase, arriti që ta shtyjë avancimin e kundërshtarit.
Zona në fjalë u shkatërrua totalisht, si pasojë e bombave.



