Lirimi i administratorit të “CFO Pharma”, Karanxha: Fokusi të jetë te rikuperimi i dëmit (VIDEO)

Lirimi i administratorit të “CFO Pharma”, Karanxha: Fokusi të jetë te rikuperimi i dëmit (VIDEO)

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Frigull Millën, ish-administrator i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit. 

Milla dyshohet nga Prokuroria e Tiranës si një ndër personat kyç në një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve në vlerë 700 mijë euro. 

 

Për lirimin e tij ish-prokurori Ervin Karanxha, thotë se rëndësi ka rikuperimi i dëmit.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se hetimet duhet të përqendrohen në gjetjen e pasurive, në mënyrë që t’iu kthehen mbrapsht qytetarëve të vjedhur.

 

Fokusi i hetimit duhet të jetë rikuperimi i këtij dëmi, se burgosja e një shtetasi nuk i shërben askujt, madje i bën dëm shtetit, se mbajtja në burg i kushton shtetit 50 euro në ditë. Mund të hetohet me garanci pasurore, deri kur të marrë çështja formë të prerë. 

 

Hetimet duhet të përqendrohen në gjetjen e pasurive. Qëllimi është që personat që kanë vjedhur të kthejnë paratë mbrapsht. Ne duhet të kemi parasysh që po shkojmë në Perëndim dhe në Perëndim synohet kapja e aseteve kriminale. 

 

Duhet të synohen paratë, nëse arrihet të konfiskohen pasuritë, dhe të shlyesh dëmin e shtetit ky është qëllimi i dënimit. Se në fund ai do shijojë lekët e vjedhura. Drejtësia e re duhet të marrë masa për ata që dëmtojnë buxhetin e shtetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy