
Shkalla e të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur nivele rekord.
Vendi ka regjistruar 201.1 raste të reja për 100,000 banorë gjatë javës së fundit, ndërkohë që niveli më i lartë i mëparshëm ishte 197.6 në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa norma e të pavaksinuarve është ende e ulët në disa vende europiane, Gjermania ka vënë këmbanat e alarmit për të ashtuquajturën "pandemi e të pavaksinuarve".
Instituti Robert Koch, qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, tha të hënën se 15,513 raste të reja ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit, nga një rekord 37,120 të premten.
Gjermania ka luftuar për të gjetur mënyra për të nxitur fushatën e saj shumë të ngadaltë të vaksinimit. Të paktën 67% e popullsisë 83 milionëshe të vendit është plotësisht e vaksinuar, sipas shifrave zyrtare.
Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, Gjermania ka kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm për çdo grup profesional.



