Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot qytetarëve të pavaksinuar që të vaksinohen një orë e më parë ndaj Covid-19.
Nëpërmjet një video mesazhi, Rama thekson se vaksinimi është i rëndësishme për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjediset publike nëse situata e dimrit do ta imponojë atë.
“MIRËMËNGJES , dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë
shprehet Rama krahas videos së publikuar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar dy ditë më parë se vendosja e Green Pass në bare dhe restorante do të vlerësohet si opsion në varësi të ecurisë së situatës së pandemisë.
Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 2,496,960 vaksina antiCovid.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,938,398 doza të vaksinës ndaj koronavirusit.



