Policia: 308 497 njerëz hynë nga Rinasi gjatë gushtit, 9 të arrestuar

Policia: 308 497 njerëz hynë nga Rinasi gjatë gushtit, 9 të arrestuar

Policia Kufitare e Rinasit ka dhënë informacion për hyrje daljet gjatë muajit gusht në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, gjatë muajit gusht ka pasur rritje të njerëzve që hynë në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit, ku konkretisht kanë hyrë 308 497 shtetas shqiptarë e të huaj si dhe kanë dalë 201 332 shtetas shqiptarë e të huaj. Policia gjithashtu njofton se janë arrestuar 9 persona si dhe janë proceduar disa të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: 
Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj.
Kanë dalë 201 332 shtetas shqiptarë e të huaj.
Gjatë gjithë muajit Gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë, ku numri arrin deri në 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.
Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.
Gjatë gjithë muajit Gusht nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.
Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.
Janë proceduar penalisht për veprën penale atë të ”Braktisjes së femijëve të mitur” 4 shtetas (dy burra e dy gra)
Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:
-177 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht.
Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.
Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy