Vrau nënën në Pogradec/ 44-vjeçari donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçare, e mbrojti gjyshja (VIDEO)

Vrau nënën në Pogradec/ 44-vjeçari donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçare, e mbrojti gjyshja (VIDEO)

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga krimi makabër në Pogradec, pasi dje rreth orës 18:15, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, vrau nënën e tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi.

Mund të ishte edhe më e rëndë ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku një 44 vjeçar me probleme mendore vrau nënën e tij duke i prerë kokën dhe plagosi të vëllanë.

Ka qenë vajza e tij 15 vjeçare ajo që e ka parë të gjithë ngjarjen dhe ka telefonuar policinë, ndërsa mësohet se pikërisht 15 vjeçarja ka qenë edhe synimi i Olsi Çekiçit për ta vrarë.

E mitura është vajza e tij, dhe 44 vjeçari me probleme mendore donte ta vriste pasi ajo rrinte shumë kohë në telefon, por ka ndërhyrë gjyshja e vajzës, Firdes Çekiçi që kjo tragjedi të mos bëhej edhe më e rëndë.

44 vjeçari ka goditur nënë e tij dhe më pas i ka prerë edhe kokën, ndërsa ka plagosur edhe të vëllanë, ndërsa në momentin që ka ardhur policia është dorëzuar pa bërë rezistencë duke u thënë policëve: Mos u afroni, do bëheni pis me gjak, është gjak me magji.

Edhe vetë ai ka pasur disa shenja plage, si pasojë e përleshjes me vëllain, i cili ndodhet në spital pas plagëve të marra në kokë. Të dy vëllezërit raportohet të jenë me të meta mendore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy