Rama: Kush kryen krim elektoral, i mbyllen kufijtë

Rama: Kush kryen krim elektoral, i mbyllen kufijtë

Kush kryen krim elektoral, do t’i mohohet udhëtimi jashtë vendit për 5-10 vite. Kryeministri Rama e paralajmëroi një masë të tillë sot paradite gjatë një takimi me banorët e njësisë administrative nr 1. në Tiranë. Rama tha se masa do të kalojë nesër në Parlament.

Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Rama.

Masa e propozuar nga Rama vjen pas situatave të tensionuara që u regjistruan dje në disa KZAZ të vendit. Në Shkodër, një grup mbështetësish të PD-së dogjën materialet zgjedhore, ndërsa në Tropojë pati përplasje me policinë. Kjo e fundit njoftoi sot se në lidhje me këto dy incidente janë arrestuar 12 persona.

Ndërkohë, incidente të tilla kanë vijuar edhe sot. Në Burrel e Kamëz sot policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa pati dhe të plagosur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy