Ramabaja: Takimi i Brukselit nuk pati rezultat, dialogu Prishtinë-Beograd ngriu (VIDEO)

Ramabaja: Takimi i Brukselit nuk pati rezultat, dialogu Prishtinë-Beograd ngriu (VIDEO)

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe thirrjen e Bashkimit Europian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Serbia të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës nuk e sheh që të ketë prodhuar ndonjë rezultat.

Duke folur për “MCN Informacion”, Ramabaja deklaroi se ky duket se ishte takimi i fundit i të dërguarit special të Josep Borrell, Miroslav Lajçak, ndoshta dhe më i gjati në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë-Bruksel.

Sipas tij, të gjithë dolën në konkluzionin që çështja e të zhdukurve të mos trajtohet me kushtëzimet e palës serbe dhe se përveç kësaj asgjë nuk shihet si sukses në takimin e djeshëm.

Madje ai shtoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, pas takimit të djeshëm ka ngrirë.

Drupal Ad

Serbia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e Ohrit, se vetëm disa ditë para zgjedhjeve për parlament, ish-kryeministrja e Serbisë Brnabiç i kishte shkruar Këshillit të Europës një letër që nuk e njeh marrëveshjen në fjalë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ndërmjetësuesit në një mënyrë ose një tjetër e kanë nënvlerësuar dhe vetveten dhe nga ky takim unë nuk pres ndonjë rezultat konkret.

Nga dje duket se procesi i dialogut ngrin, e para sa të përfundojnë zgjedhjet e qeverisë së Kosovës më 9 shkurt dhe deri sa të krijohet qeveria e re.

Po ashtu dhjetori i këtij viti në Serbi me protestat që po ndodh ngjason me dhjetorin 1991 në Tiranë.

Ky dhjetor në Serbi paralajmëron mundësinë e një lufte civile në Serbi dhe askush nuk e përjashton një mundësi të tillë.

Gjuha e ashpër e zyrtarëve në raport me protestuesit është thelluar. Ata shikohen gjithnjë e më tepër si dorë e zgjatur e perëndimit.

Ndërkohë vazhdimi i qeverisë “Kurti 3” është pothuajse e sigurt.

Ndërsa deklaratën e Vuçiç që nuk do të ndjek shembullin e Assadit në Siri, shton rrezikun për një luftë civile.

Lidhur me kërkesën e Lajçak për kthimin e serbëve në institucionet shtetërore, deklaroi se një kërkesë e tillë nuk është e drejtë për shkak se ata janë tërhequr vullnetarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy