Kriptovalutat, platforma Binance pezullon depozitat në dollarë
Binance, bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave, njoftoi të enjten në mbrëmje se po ndalon depozitat në dollarë nga klientët e saj dhe po i inkurajon ata të tërheqin dollarët e tyre nga llogaritë e saj në fillim të javës së ardhshme, pas thirrjes nga mbikëqyrësi amerikan i tregut financiar.
Të hënën, mbikëqyrësi amerikan i tregut financiar paditi Binance, së bashku me shefin e saj, Changpeng Zhao, për anashkalim të rregullave. Sipas dokumentit të paraqitur në gjykatën federale në Uashington, Binance i lejoi banorët amerikanë të përdorin platformën e saj pavarësisht se kompania nuk ishte e regjistruar tek autoritetet amerikane.
Ne inkurajojmë klientët tanë që të tërheqin dollarët e tyre përmes transfertës bankare deri më 13 qershor", shkroi Binance në një shënim për klientët e saj.
Mbikëqyrësi amerikan i tregut financiar kritikon Binance që nuk e ka regjistruar platformën e saj në Shtetet e Bashkuara, kriptovalutat e veta, si BNB (Binance Coin) ose produktet e tjera financiare.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.