
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë javën që lamë pas për shkak se kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë katër persona të tjerë, u vunë nën hetim pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Në një javë janë vendosur mbi 9300 masa administrative, prej të cilave 6200 për parkim të gabuar dje 605 për tejkalim të shpejtësisë.
Nuk ka munguar as bllokimi i automjeteve ku janë bllokuar 8 automjete si rezultat i detyrimeve të pashlyera dhe mungesë dokumentacioni.



