Hilë Curri i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkinë e Fushë Arrëzit me 2693 vota. Kandidati i PS, Frank Tuci në këtë bashki ka marrë nga qytetarët 1872 vota.
Një tjetër bashki e fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Mirdita. Albert Mëlyshi ka marrë 6355 vota përballë Ndrec Dedajt (PS) që ka fituar 5160 vota.
Albert Malaj, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkinë Memaliaj me 315 vota më shumë se Gjolek Guci i cili mori 2701 vota.
Me 937 vota më shumë ka fituar kandidati i koalcionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj në Pukë. Gjon Gjonaj ka marrë 2507 vota.
"Bashkë Fitojmë" ka fituar bashkinë Himarë. Fredi Beleri ka marrë 3837 vota, ndërsa kandidati i PS, Jorgo Goro 3818 vota.
Edhe bashkia Has është fituar nga koalicioni "Bashkë Fitojmë". Miftar Dauti ka marrë 4420 vota, ndërsa kandidati i PS, Beqir Mulaj ka marrë 3488.



