Njihuni me atleten kampione të lindur në Torino që nuk lejohet të përfaqësojë Italinë

Njihuni me atleten kampione të lindur në Torino që nuk lejohet të përfaqësojë Italinë

Ajo është tashmë 16 vjeç dhe është një nga atletet më premtuese të Italisë.

Great Nnachi dy vjet më parë theu rekordin italian për kategorinë e saj moshës së saj.

Por, pavarësisht se ka lindur në Torino, ajo nuk është në gjendje të marrë nënshtetësinë italiane dhe të konkurrojë për Italinë në skenën botërore. Për shkak se prindërit e saj janë nigerianë, ajo do të duhet të presë deri sat ë mbushë 18 vjec që të mund të aplikojë për kombësinë italiane.

Lindur dhe rritur në qytetin verior italian të Torinos, ajo ka një theks të veçantë piemontez  dhe historia e saj është sukses dhe luftë.

Ajo është përpjekur që në moshën 10 -vjeçare për të përmbushur ëndrrën e saj për t'u bërë një kërcuese olimpike me shufra. Por ambicia e saj është gërshetuar në sfidën e madhe për shtetësinë. Shkalla e pengesave me të cilat u ballafaqua u bë e qartë pas kërcimit të saj të parë rekord.

"Unë ende mund të kujtoj se sa e mahnitshme ishte," deklaron Nnachi, duke kujtuar arritjen e saj. “Isha vetëm 14 vjeç në atë kohë dhe sapo kisha arritur rekordin italian në kategorinë time, me 3.70m. Veçse menjëherë do të zbuloja se nuk isha italiane për të filluar konkurset. "

Sipas Federatës Italiane të Atletikës (FIDAL), përcaktimi nëse kërcimi i saj mund të klasifikohej si një rekord italian ishte "i diskutueshëm".

Pas një beteje për njohje, FIDAL përfundimisht reflektoi dhe pranoi rekordin e saj.

Nnachi do të tejkalonte rekordin e saj shumë herë, duke arritur 3.80 m më vonë në 2019, dhe përfundimisht duke arritur një lartësi të të gjitha kohërave prej 4.07 m në prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy