Kriza energjitike, Ahmetaj: Deri më tani nuk ka rritje çmimi, plan konkret mbrojtje (VIDEO)

Kriza energjitike, Ahmetaj: Deri më tani nuk ka rritje çmimi, plan konkret mbrojtje (VIDEO)

Qeveria nuk e përjashton mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë, duke njoftuar se së paku deri më tani nuk ka asnjë rritje të tillë që të ndikojë në xhepat e qytetarëve.

Pas mbledhjes së qeverisë, zv-kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se së shpejti ekzekutivi do të dalë me një plan konkret veprimi për mbrojtjen e konsumatorëve familjarë dhe sipërmarrjes së vogël nga kjo krizë energjitike.

Dua ta ndaj që shumë shpejt brenda javës kryeministri do shpalosë vet masat për mbrojtjen e qetarëve dhe sipërmarrjes së vogël por në nevojë të qetësimit të konsumatorëve familjarë e biznesit të vogël ne do vazhdojmë ta mbrojmë nga kriza energjetike, nga kriza e çmimeve dhe nga rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve. Ministrja e Infrastrukturës, kompanitë po punojnë brenda grupit ndërinstitucional çdo minutë për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji në mënyrë të vazhdueshme, që është e garantuar dhe qytetarët do vazhdojnë të mbrohen familjarët dhe biznesi i vogël të mbrohen nga situata emergjente, nga kriza energjetike.

Sipas Ahmetajt kjo krizë energjitike nuk është reflektuar ende në çmimin e energjisë, ndërsa deklaroi se qeveria do të jetë e angazhuar për të mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla.

Çmimet e energjisë elektrike nuk po rriten. Kemi ndonjë çmim të rritur? Jo, ne po e monitorojmë çdo ditë dhe kryeministri do dalë në ditët në vijim priteni është paketë mbështetëse për konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël.

Tre ditë më parë ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një dalje të paplanifikuar paralajmëroi krizën energjitike që do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy