
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës tre të mëngjesit në perimetrin e aeroportit të Melitopolit, një qytet në Ukrainën juglindore të pushtuar nga ushtria ruse ku janë vendosur trupat e Federatës.
Këtë lajm e ka raportuar Ria Melitopol duke publikuar foto dhe video.
Tymi është ngritur mbi zonën e aeroportit dhe pasojat e sulmit janë të dukshme edhe dhjetëra kilometra larg Melitopolit.
Civilët nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në strehimoret e sulmit ajror, sepse forcat ruse i kanë mbyllur të gjitha. Kështu raportojnë mediat ukrainase, ndërkohë që bëhet me dije se shumë banorë po përpiqen të largohen nga qyteti.



