Panik në Australi, një objekt misterioz shfaqet në plazh

Panik në Australi, një objekt misterioz shfaqet në plazh

Një objekt i dyshimtë dhe misterioz është parë në plazhet e Australisë Perëndimore. Mediat e huaja shkruajnë se një objekt në formë cilindri ka bërë konfuz autoritetet dhe ka ngjallur shqetësim te banorët. Objekti me ngjyrë bakri është pikasur të dielën nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Deri më tani, autoritetet nuk janë në gjendje të konfirmojnë origjinën e objektit. Me hetimin e tyre në vazhdim, zyrtarët janë të kufizuar në spekulime dhe duke përjashtuar skenarët. “Ne duam t’ju sigurojmë se aktualisht jemi duke punuar me agjenci të ndryshme shtetërore dhe federale për të përcaktuar origjinën dhe burimin e artikullit,” thanë ata në një deklaratë, duke shtuar se “hetimi është në vazhdim dhe deri në një njoftim të dytë i kërkojmë të gjithëve të shmangin konkluzione të mëtejshme”. Në këtë moment efektivët e policisë po bëjnë ruajtjen e objektit në mënyrë që ai të mbetet i paprekur për hetime të mëtejshme. Objekti duket se është shkëputur nga diçka më e madhe, pasi ka shenja shkëputjeje në pjesën e poshtme. Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas tha se artikulli ishte ndoshta një rezervuar karburanti nga një raketë që kishte rënë në Oqeanin Indian në një fazë në 12 muajt e fundit. Nëse është një cilindër karburanti, ekspertët besojnë se mund të jetë nga një raketë indiane dhe mund të përmbajë materiale toksike. Shpresohet se një numër serial ose katalogu do të konfirmojë nëse është apo jo ky rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy