400 ekstremistë serbë në kufi me Kosovën/ Sheholli: Deklaratat e Zveçles, të pamatura. Edhe me 400 mijë të futet Serbia, KFOR i përgjigjet (VIDEO)

400 ekstremistë serbë në kufi me Kosovën/ Sheholli: Deklaratat e Zveçles, të pamatura. Edhe me 400 mijë të futet Serbia, KFOR i përgjigjet (VIDEO)

Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Zvecla.

Këtë deklaratë, eksperti i sigurisë, Fatmir Sheholli, në një intervistë për MCN live, e cilëson si të pamatur, për faktin së janë thënë disa herë e pastaj harrohen.

Sipas Shehollit, është e ditur se edhe me 400 mijë ekstremistë të futet Serbia, KFOR i përgjigjet në kufi.

Në fakt këto janë deklarata qe po shpërthejnë në opinion dhe harrohen nesër. Është hera e 11 gjatë këtij viti që po thuhen. Pra, kur diçka deklarohet nga një ministër i një qeverie të Kosovës, ajo duhet të marrë seriozitetin e saj. Unë e di që në veri situata është e brishtë, problematika për shkak të problemeve politike dhe si e tille edhe qe jemi shtet duhet ta rregullojmë dhe ta nxjerrim në pah të vërtetën qe e duam të gjithë, edhe komunitet tjera.

Se çfarë qëllimi ka Serbia, nuk a nevojë të na thotë askush, sepse ne këtë e dimë, mirëpo me deklarata të tilla që 400 persona janë afruar afër kufirit me Republikën e Kosovë dhe vazhdimisht këto deklarata të jepen si të tilla, si nga goja e kryeministrit si nga goja e ministrit, diçka nuk shkon sepse përmendet në ditë dhe në tjetrën harrohet. Del KFOR me një tjetër komunikatë, që nuk përkojnë me këto deklarata të ministrit dhe na bën të dyshojnë se për çfarë arsye po jepen.

Natyrisht që duhet të jemi si shtet, vigjilent, por këtu janë forcat e NATO-s, dhe do ishte ‘budallallëk’ e jashtëzakonshme që të provoje të bëj diçka me 400 pjesëtar të saj.

Kosova dhe NATO i përgjigjen jo vetëm 400 ekstremistëve por edhe 400 mijë po deshën.

Eksperti i sigurisë, sugjeron që këto deklarata të zyrtarëve të lartë qeveritar të jenë më të vëmendshëm, sepse mund të cilësohen edhe për konsum të brendshëm në një vit zgjedhor në të cilën ka hyrë vendi.  

Jemi edhe në një vit zgjedhor dhe mbase bëhen edhe për konsum politik të brendshëm por nuk ka nevojë që qytetaret t’i frikësojnë me gjëra të pamundura, sepse 400 efektivë, çfarëdo qofshin ata, është e pamundur që ti bëjnë diçka në raport me NATO-n në Kosovë. NATO është duke përcjell në mënyrë rigoroze çdo gjë ne kufi me Kosovën dhe Serbinë, por edhe ushtrinë e Serbisë në kazermat e tyre se çfarëdo veprimesh po marrim dhe mos të harrojmë edhe një here që z.Zvecla, ka dy muaj që atij i është vendosur nga faktori ndërkombëtar një embargo që të mos shkojë më në veri, sepse ka abuzuar me prezencën e tij.

Kujdesi e këto deklarata duhet të jetë i madh sepse po e them sot i thonë dhe nesër harrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy