Treni rrëzohet nga ura në SHBA, dyshohet për 6 të vdekur dhe 77 të plagosur (VIDEO)

Treni rrëzohet nga ura në SHBA, dyshohet për 6 të vdekur dhe 77 të plagosur (VIDEO)

Viktima dhe të plagosur raportohen, pasi një tren ka përfunduar jashtë shinave në Uashingtonit të Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave vendase, treni me shpejtësi të lartë Amtrak u përplas në Dupont, Pierce County, teksa mbërrinte nga Tacoma.

Zyra e Sherifit të Qarkut Pierce ka shkruar në rrjetin social "Twitter" për “lëndime dhe viktima”, por nuk ka dhënë asnjë shifër, pasi numri i saktë do të zbulohen së shpejti.

Treni po kalonte mbi një urë pranë Uashingtonit kur doli nga shinat, duke shkatërruar disa makina të cilat ishin duke lëvizur në autostradë.

Zyrtarët vendas nuk kanë dhënë një numër të saktë të viktimave, por sipas "Seattle Times' dyshohet për 6 të vdekur dhe 77 të tjerë të plagosur.  

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet emergjente si dhe një helikopter për ti ardhur në ndihmë të plagosurve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy