Profesori i marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çikanë studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjen e pasuesit të Zoran Zaev të cilin e ka cilësuar si një profil më të ulët përsa in përket aspektit politik, por që sipas tij është një person politik i cili nuk do sjelli ato përplasjet e vazhdueshme të deritanishme.
Që me dorëheqjen e Zoran Zaev, kryeministri aktual procedurat ishin për zgjedhjen e pasuesit të tij që është ish-ministri i Financave Dimitar Kovaçevski. Është zgjedhur një profil më i ulët në aspektin politik, por nga ana tjetër është një figurë që ka një profil evropian, ekonomik dhe për momentin sjell një bashkim rreth figurës së tij dhe është një person politik i cili nuk do sjelli ato përplasjet e vazhdueshme të deritanishme. Në përgjithësi ministrat e financave në botë quhen carët. Mirë apo keq drejtimi politik shkon në ekonomi.
Ndërsa lidhur me zhvillimet në kampin e social-demokratëve në Greqi, ku Nikos Andrulakis është zgjedhur si lideri i ri, në një garë përballë ish-kryeministrit Jorgos Papandreu, Çika tha se: “Do thosha një figurë e re politike në aspektin e moshës, por ai e ka nisur karrierën e tij politikë që në stadet e hershme. Andrulaqish vjen si një figurë ndryshe si një figurë përbashkuese dhe pse përballë kishte dy politikanë karriere të fortë.
Papandreu është dhe vazhdon të jetë drejtues politik i rëndësishëm në Greqi kështu që është një figurë edhe pse nuk u zgjodh në drejtimin e PASOK, është një figurë nga e cila mund të përthithen eksperienca të vyera.
Partitë politike tradicionale humbën pjesë të rëndësishme nga elektorati i tyre për arsye të krizës financiare të 2008 por arritën të mbijetojnë dhe të kontribuojnë në jetën politike. Do kemi konkurrencën tashmë të këtyre partive. Partitë e pushtetit janë të detyrua të formatojnë qëndrimet e tyre për të marrë pushtetit të paktën në vendet e Evropës”.



