Një 18-vjeçar u arrestua në Vlorë për kanosje me armë zjarri të dy shtetasve të tjerë. Sipas policisë, E.S, banues në fshatin Rexhepaj, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur dy bashkëfshatarët e tij, R.M dhe H.M.
Ngjarja, sipas uniformave blu, ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– armën e zjarrit “Gjysmë-automatike”, model 56,
– 17 copë fishekë të kalibrit 7.62
– 1 krehër



